Çështja e zgjedhjes së Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), është zvarritur tash e sa kohë. Edhe konkursi i fundit i shpallur për këtë pozitë, u anulua muajin që iku, duke i thelluar pakënaqësitë brenda përbrenda komunitetit artistik, transmeton Kosova Post.
Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), i cili veç tjerash karakterizohet edhe me gabime drejtshkrimore, i datës 12. 10. 2021, thuhet:
“Bazuar , ne Nenin 67 dhe 68 te Ligjit per Zyrtaret Publik te Republikes se Kosoves Nr.06/L-11-1, Udhezimin Administrativ 07 /2017, per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, neni 6, pika 5 dhe 5.2 dhe Rekomandimin e Keshillit Drejtues te Teah•it Kombetar te Kosoves, me Nr. te Protokolit 3752/2021, te dates 12.10.2021, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, bene njoftimin per anulimin e konkursit te shpallur, me date te njoftimit nga 05.03.2021 deri me dt. 03.04.2021, ndersa data e aplikimit nga data 05.04.2021 deri me daten 19.04.2021. me Nr.te protokolit 665/2021-02, te dates 08.03.2021, per poziten Udheheqes Artistik i Tealril Kombetar te Kosoves me Nr. te Ref. 02/2020-R.”
Por njëri prej ish kandidatëve, i cili është ndarë i pakënaqur me këtë rast, është i bindur se ka dëshmi të mjaftueshme që i ilustrojnë shkeljet ligjore që kanë ndodhur përgjatë tërë procesit. Regjisori Sokol Plakolli është i bindur se komisioni i vlerësimit të kandidatëve ia ka vjedhur atij 15.9 poena dhe se në përgjithësi, procesin e kanë karakterizuar një varg anomalish.
Për “7 shkelje ligjore”, sipas tij, ka dëshmi konkrete të cilat ia ka paraqitur edhe Ministrit Çeku. Plakolli për këtë e ka bërë edhe një reagim në Facebook.
Ky është reagimi i tij i plotë:
“Adresuar Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku
GJITHË KËTO RAIKA NË DISPOZICION, UNË PI UJË NATYRAL MINERAL, A THUA U DEHA UNË, APO!?
Ministri Çeku kur shkarkoi këshillin e kaluar gjatë takimit që patëm në grevë, si arsyetim për shkarkimin e këshillit mori shembull edhe 1 pikë (poen) i cili dyshohej se njërit kandidat i është dhënë më pak e tjetrit më shumë nga ana e ish KD të TKK së.
Tash, ministrit të Çeku, nuk po i bëjnë përshtypje plotë 15.9 poena të vjedhura dhe të dëshmuara si vjedhje, nga ana e KD aktual, + 3.1 poena të vjedhura pas ri testimit që në total bëjnë 18 poena, pra të vjedhura dhe të keçpërdorura brutalisht nga ana e KD të TKK së në një konkurs publik.
Hajrullahi në takimin që kishim në grevë premtoi se do të jetë i hapur dhe bashkëpunues për çdo ankesë dhe do ta trajtoi secilën pa rregullsi dhe në momentin që KD i TKK së i emëruar nga vet ai, të mos jetë korrekt do të ndërmarrë masa konkrete. Deri tani janë gjetur të paktën 7 shkelje ligjore përgjatë një konkursi publik, vet komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave i dalë nga MKRS kanë gjetur pa rrgullësi në proces, andaj testet i kanë kthyer në ri vlerësim. Por edhe ri vlerësimi u keqpërdor nga ana e KD të TKK së.
“Por Hajrullahi i ka shti veshtë në lesh”.
Le që nuk po i merrë parasyshë ankesat dhe faktet e protokolluara. Por, po bëhet kishe nuk po e ndien, as tupanin që po i rrehë çdo ditë para Ministrisë së Kulturës, madje as autoparlantin që po e thërret, deri në kup të çiellës nuk po ka kurajo ta ndëgjoi…
Heshtja e ministrit aktual të kulturës Z. Hajrullah Çeku para goditjeve të daulles dhe thirrjeve për korrektësi dhe transparencë në një konkurs publik, janë pohim i fuqishëm:
1. I fakteve që unë kam adresuar e që nuk janë të pakta.
2. I faktit se, faji është në anën e këshillit të cilin ai vet e ka emëruar dhe tash po e mbronë në gabimet e shumta dhe të pa falshme që ata kanë bërë.
3. I faktit se as KD i TKK së e as kabineti si rrjedhojë vetë ministri nuk kanë as guximin, as gatishmërinë të ballafaqohen me faktet konkrete që i kanë përballë dhe të protokolluara sot në MKRS e nesër edhe në gjykatë, edhe te avokati i popullit edhe nëpër ambasada.
Ky gabim fatal që po e bënë ministri Çeku dhe kabineti i tijë do të ju kushtoi shumë shtrenjtë, sepse daullja dhe autoparlanti të cilin ata po e injorojnë po ndëgjohet nga instanca tjera vendore dhe ndërkombëtare dhe ata po pyesin…!?
Parolla “me hajna me hajna nuk ka shtet” , dhe prentimi elektoral i kryeministrit Kurti se “nuk do të ketë dallavere në konkurse publike” mundë të injorohen nga kryeministri Kurti dhe ministri Çeku. Por sa më shumë që injorohen nga ta, aq më shumë po fuqizohen në instanca tjera, të cilat “po kqyrin seri” spektaklin banal i cili po ndodhë çdo ditë para MKRS së tash e 7 ditë.
Ky “spektakël banal” i realizuar nga unë por jo për fajin tim dhe heshtja e ministrit dhe kabinetit të tij, është turpi pasjes së institucionit ndaj individit dhe shembulli ma i mirë i luftës me mjete demokratike nga ana e individit i cili kërkon respektim të ligjit dhe drejtësisë.
Por ky “spektakël banal” i frymëzuar nga heshtja e vetë ministrit Çeku dhe kabinetit i tijë, nuk do të mbetet me kaq…
Nëse ministri Çeku dhe kabineti i tijë do të vazhdojnë të mbrojnë shkeljet ligjore dhe keqpërdorimet e qëllimshme të pozitës zyrtare nga KD i TKK së, protesta s’ do mendë se do të përshkallëzohet dhe nuk do të zgjasë vetëm 15 minuta në kohë të puzës së drekës me qëllim që të mos pengohet procesi i punës në MKRS. Por, protesta do të zgjasë 24 orë. Pra protesta do të përshkallëzohet deri në atë masë sa që ministri bashkë me kabinetin e tijë do ta kenë zorë të rrinë të heshtur në zyrat e tyre.
E në qoftë se unë e kam gabim, apo po spekuloi, në lidhje me vjedhjen e pikëve në testin me shkrim të kunkursit publik për UA të TKK së. Ju lutem demantojini faktet e mija, të cilat sa herë radhazi ua kam adresuar, juve ministër por edhe kryeministrit edhe komisionit për ankesa e para shtresa edhe vet KD të TKK së.
Pra heshtja juja është pohim i fuqishëm i asaj për të cilën unë me të drejtë po protestoi dhe do të protestoi deri në fund.
Sa më shumë që heshtni aq më fellë do të zhyten në pellgun e mëkatit të vjedhjes së pikëve në një konkurs publik, dhe shkeljeve të paprecedent të procedurave të rekrutimit në një konkurs publik.”