Këshilltari i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, ka thënë së listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë.
Bici ka deklaruar se si komandant i ka pasur 250 ushtarë të armatosur në menaxhim, ndërsa pas luftës, në regjistrimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i figurojnë 600 veteranë.
Deklaratën e tij e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.
Postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:
“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”.
– Aziz Bici, Këshilltari i Kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherish ish-komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës së UÇK-së./KosovaPost/