SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
SPAK i kërkoi Interpolit sot që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg.
Mbasi policia nuk e gjeti në banesë, ish-zyrtari i lartë i drejtësisë shqiptare po kërkohej nga policitë lokale edhe pse është e ditur botërisht se ai ndodhet jashtë vendit.
Asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish-prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër e Hungari./T.Ch