Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar ekonomisti i diplomuar Halit Gashi nga fshati Përqevë, shkruan Kosova Post.
Ai ka qenë aktivist i LDK-së qysh prej themelimit të kësaj partie, poashtu për një periudhë ka bartur detyrën e Kryetarit të nën Degës së LDK-së në fshatin Përqevë dhe shumë detyra të tjera të rëndësishme gjatë rrugëtimit të tij në këtë parti.
Mirëseardhje Z.Gashi në Lëvizje i uruan z.Glauk Konjufca dhe Kryetari i Qendrës z.Xhafer Berisha.