Valdete Daka, ish kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka dorëzuar sot një ankesë te Avokati i Popullit, për shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të saj nga ana e Presidentes Vjosa Osmani, transmeton Kosova Post.
“Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim”, u shpreh ajo para gazetarëve.
“Kam prit sepse kam konsideru se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani, pra presidentes, mirëpo meqenëse deputetët si duket nuk kanë pasur shumë gatishmëri dhe ndërkohë meqë ishte fushatë zgjedhore nuk kam dashur që kërkesa ime të shfrytëzohet nga askush dhe të marr pronësinë mbi kërkesën time dhe po ashtu kam pritur të përfundoj raundi i parë i zgjedhjeve…”, u shpreh më tutje Daka.
Po ashtu ajo i ka hedhur poshtë akuzat se gjatë kohës kur e ushtronte këtë detyrë, ka ndërhyrë në vendimet e PZAP-së./KosovaPost/