Presidenca e Republikës së Kosovës, njofton se përmes një video-adresim Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve, do të flas në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, transmeton KosovaPost.
Ky forum do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës!
Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS Forum) vjen në një kohë kur paqja dhe siguria sulmohen në pjesë të ndryshme të botës, ku gratë dhe vajzat janë sërish në qendër të dhunës.
torturë dhe trajtim çnjerëzor.
Ndërsa vazhdojmë të lundrojmë në sfidat e paprecedentë globale, është më e rëndësishme se kurrë të sigurohemi që zërat e grave të përforcohen dhe kontributi i tyre të njihet përmes përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse.
Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS Forum) sjell liderë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, ndikues, të rinj dhe grupe të tjera të interesit së bashku në zemër të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar sfidat aktuale globale të paraqitura në Axhendën e WPS gjatë këtyre kohërave të pasigurta, si dhe për të elaboruar në themel rëndësia e kësaj agjende për paqen e qëndrueshme, të barabartë dhe të qëndrueshme.
Si iniciativë e Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, ky Forum përfaqëson një nga angazhimet në anën e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci.