Rreze Duli, emër ky jo aq aktiv në politikë deri tani kur edhe është kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë pjesë aktive e zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës me kontributin e saj në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e arsimit dhe edukimit, por edhe në aktivitete të tjera humane, shkruan Kosova Post.
E angazhuar si punonjëse në UNICEF-ajo, ka ndihmuar shumë në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë, por ka qenë e fokusuar në ngritjen dhe avancimin e grupeve të caktuara të lëna anash nga të gjithë.
Interesimin e saj për të kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në fusha të tjera edhe humane e sociale, Rrezja nuk e ka të imponuar nga imperativi i kohës, porse kjo vajzë bazën e këtij angazhimi e ka nga familja e saj veprimtare e çështjes kombëtare për shumë kohë më parë.
Ishte fare e re, Rrezja kur u bë zë i fuqishëm kundrejt regjimit serb, dhe në këtë drejtim asnjëra nuk është ndalur, por ajo ka qenë e para dhe e para në çdo organizim në Kosovë në kundërshtim të sistemit represiv serb.
E frymëzuar nga familja veprimtare e angazhuar gjithnjë për lirin e vendit, Rrezja trasoi rrugën e saj në këtë drejtim, derisa Kosova ishte e lirë , ndonëse duke kaluar momente edhe të vështira si pjesë aktive e kundërshtimeve të regjimit serb.
E lindur në Shkup, e diplomuar në inxhinieri, e kualifikuar për lidership në Universitetin e Harwardit, Rrezja tani ka kapacitete për të qenë zëri i qytetarëve, femrave në Kuvendin e Kosovës. Si një femër luftëtare siç tregon rrugëtimi i saj deri në ditët e sotme, ajo është emër premtues që do ti prij ndryshimeve që subjekti të cilit i përket, Vetëvendosjes, e ka vizion të qeverisjes në katër vitet e ardhshme. /Kosova Post/