Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, ka vizituar sot lulishten “99 Lule” kompani kjo e cila merret me grumbullimin e bimëve mjekësore, shkruan Kosova Post.
E impresionuar me investimet në këtë fushë të rëndësishme për shëndetinë e shoqërisë, Izmaku ka kujtuar se të tilla biznese , aq më tepër grave ndërmarrëse iu nevojitet mbështetja e shtetit, ndërsa ka kujtuar se program të tillë ka PDK-ja, e cila në kuadër të rimëkëmbjes parashef përkrehjen e bizneseve përmes granteve dhe formave të tjera.
“Rimëkëmbja parasheh përkrahjen e bizneseve inovative si “99 LULE” me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve”, ka shkruar Izmaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Kompania “99 LULE” e cila merret me grumbullimin e bimëve mjekuese dhe aromatike dhe frutave të malit ka sjellë risi në tregun Kosovar me produkte organike dhe 100% natyrale.
Zonja e nderume, Havushe Bajrami, grua model për të gjitha gratë e reja që dëshirojnë të ngrisin bizneset e tyre.
Rimëkëmbja parasheh përkrahjen e bizneseve inovative si “99 LULE” me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.
#pdk134
#rimekembje
#Hoxhajkryeminister1
#xhevahireizmaku36