Një shpërthim i gripit të shpendëve në Izrael ka vrarë të paktën 5,200 lejlekë shtegtarë dhe ka detyruar fermerët të zhdukin deri në 500,000 shpendë për të frenuar atë që është quajtur ‘goditja më e keqe për kafshët e egra’ në historinë e vendit, përcjell KosovaPost.
“Shumë nga zogjtë janë të ngordhur në mes të ujit, kështu që është e vështirë që ata të nxirren jashtë.” – tha Uri Naveh, një shkencëtar i lartë në Autoritetin e Parqeve dhe Natyrës së Izraelit, për agjencinë e lajmeve AP, duke shtuar se situata nuk ishte ende nën kontroll dhe ekipi po kërkonte ‘zgjidhje të tjera’.
Duke paralajmëruar se ‘shkalla e dëmit ishte ende e paqartë’, ministrja e Mjedisit Tamar Zandberg e përshkroi shpërthimin si ‘goditjen më të keqe për kafshët e egra në historinë e vendit’ në një postim në Twitter të dielën.