Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se do të thërrasë ambasadorët e vendeve që votuan pro anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, transmeton Kosova Post.
Ministria e Jashtme e Izraelit të shtunën në mbrëmje njoftoi se do të thërrasë ambasadorët e vendeve që votuan në favor të anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara në votimin e Këshillit të Sigurimit dhe do t’u përcjellë atyre “kundërshtimin e fortë” të regjimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Oren Marmorstein tha se do të thirren ambasadorët e Francës, Japonisë, Koresë së Jugut, Maltës, Republikës Sllovake dhe Ekuadorit, ndërsa në ditët në vijim do të thirren edhe ambasadorët e vendeve të tjera.
Në votimin e së premtes në Këshillin e Sigurimit për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara, vetëm Shtetet e Bashkuara votuan kundër dhe vendosën veton ndaj rezolutës së nevojshme. Ndërkohë Anglia dhe Zvicra abstenuan. Pas këtij votimi, Ministria e Jashtme izraelite vlerësoi veçanërisht veton amerikane, ndërkohë që shumë vende e dënuan veprimin e Uashingtonit. Rusia ka thënë se vetëm Izraeli është i rëndësishëm për Amerikën dhe se Uashingtonit nuk i intereson vullneti i botës.