Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Ajo ka shfrytëzuar profilin e saj në rrjetion social Facebook për të adresuar këtë reagim kundruall Albin Kurtit, të cilin e cilësoi si demagog, trasnmeton Kosova Post.
“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu, ka shkruar Musliu në profilin e saj.
Tutje Musliu tha se Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.
“Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre.
E ju që verbërisht kërkuat ndryshimin, tani ja ku e keni; ndryshimi që ju e sollët e ka vetëm një emër: tradhëti dhe shkatërrim!”.