Ja gjesti i madh i çiftit shqiptar, çdokush duhet të ndihet krenar

Ja gjesti i madh i çiftit shqiptar, çdokush duhet të ndihet krenar

Lirije dhe Valon Hajdari, të cilët jetojnë në Gjermani u mësojnë dy djemve të tyre, që të  flasin dhe shkruajnë dhe shqip dhe gjermanisht. Por për ta nuk është një punë e lehtë. Në vitin 2000, Unesco shpalli 21 shkurtin si ditë të gjuhës amtare për të nxjerrë në pah dallimet e gjuhëve botërore, transmeton Kosova Post. Ndërsa shumë njerëz kanë vetëm një gjuhë amtare, Rian dhe Noar mësojnë dy: gjermanisht dhe shqip. Edhe nënë e tyre që flete dy gjuhë. Lirije Hajdari u kushton rëndësi të madhe për të siguruar që fëmijët e tyre të flasin të dyja gjuhët, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

“Vitet e para u flisnin vetëm gjuhën e tyre amtare, pra gjuhën shqipe”– thotë Hajdari. Vetëm në kopshti djali i tyre më i madh mëson gjermanisht. Ajo ka pasur përvojë të mirë me këtë metodë, sepse e konsideron të rëndësishme për të zotëruar një gjuhë, që nuk ka mundësi ta mësojë në shkollë. Megjithatë, ajo ishte i pasigurt në fillim nëse kjo është rruga e drejtë për fëmijët e saj dhe kërkoi këshilla pas lindjes së djalit të madh Rian, raporton badische-zeitung.de. 

Ndërsa Hajdari lindi në Gjermani, burri i saj Valon erdhi në Gjermani nga Kosova në moshën dhjetë vjeçare. Ai gjithashtu flet shumë mirë gjermanisht. Gjuhën që ai e ka mësuar në një shkollë gjermane dhe më vonë në punë. Ai ndan të njëjtat pikëpamje si gruaja së tij se njohja e mirë e të dy gjuhëve është shumë e rëndësishme, kështu që të dy kanë rënë dakord që të flasin shqip me djalin e tyre të madh gjatë dy viteve të para.

Në vitin e tretë, Hajdari filloi ta përgatiste ngadalë për kopsht duke lexuar i lexuar libra në gjermanisht dhe më pas ata flisnin në gjuhën shqipe.

Rian është tani katër vjeç dhe ka ndjekur kopshtin për një vit. Që atëherë ai ka mësuar shumë. Ai e zotëronte gjuhën gjermane pa asnjë problem. “Ne duhet vetëm të kujdesemi për gramatikën pak më shumë”, pranon 26-vjeçarja, se i jep djalit të saj pak probleme.

Ky zhvillim tregon se rruga duket se ka qenë e drejtë për djalin e saj. Megjithatë, ky variant është më i vështirë për fëmijën e dytë. “Noar dëgjon shumë më tepër gjermanisht sesa Rian dhe ne mendojmë se do e kemi më të vështirë”, thotë Lirie.

Ajo gjithashtu shprehet se pasi e merr djalin e madh nga kopshti, si fillim i flet gjermanisht. Por në shtëpi flasim vetëm shqip, dhe kjo gjë e ndihmon djalin e tyre me të madh.

Ajo është shprehur se do t’i mbështesë djemtë e saj që të mësojnë të dyja gjuhët, si fillim në të folur dhe më pas në të shkruan.

Prandaj, ajo do të pëlqente që fëmijët e saj, një herë në javë të merrnin pjesë në një shkollë shqipe. “Për fat të keq, nuk e kemi një mundësi të tillë këtu,” thotë ajo me keqardhje.“Por unë do ua mësoj privatisht gjuhën shqipe fëmijëve”, përfundon fjalën e saj nëna e re shqiptare./TiranaToday./

You may also like

Kosova pret rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet