Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Malishevës Kastriot Berisha, ka marrë 4.30 përqind të votave.
Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Berisha ishte bërë i njohur gjatë fushatës me një deklaratë në televizionin Klan Kosova.
Ai ka thënë se në kohë të lirë lexon lektyra.
I pari në Malishevë ka dalë kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 7 mijë e 316 vota, apo 34.30 përqind.
Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili ka dali i dyi me 6 mijë e 200 vota, apo 29.07 përqind.