Rihanna festoi ditën e madhe të Joe Biden me një postim interesant.
Vetëm disa orë pasi Biden u betua si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, këngëtarja 32 vjeçare ndau një foto në Instagram duke hedh plehrat.
“Unë thjesht jam këtu për të ndihmuar”, shkroi Rihanna bashkë me hashtag #iadolwmJoe.
Në foto, Rihanna mban dy qese të mëdha plehrash.
Postimi padyshim që duket se është bërë kundër ish-Presidentit Donald Trump i cili u desh të largohej nga Shtëpia e Bardhë pasi ai nuk është më president.
Gjatë viteve, Rihanna ka qenë shumë e zhurmshme në kundërshtimin e saj ndaj Trump.