Gruaja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili gjindet në Hagë feston sot ditëlindjen e 61-të.
E urime për të nuk ka lënë pa dërguar as vet Jakup Krasniqi.
Vajza e tij, Gresa Krasniqi ka publikuar fjalët prekëse e emocionale që ka shkruar Jakup Krasniqi nga qelia e paraburgimit në Hagë.
Postimi i plotë:
Urime ditëlindjen Nanë
Çdo ditëlindje tjetër e festofsh pranë babit, uroj te jetë ky një vit i bukur per ju të dy!
“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.
Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.
Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! “
Jakup Krasniqi
15 Maj, 2021