“Duhet të jemi në solidarizim me popullatën indigjene në kërkimin e tyre për drejtësi. Ata duhet t’i dëgjojmë me respekt”, tha kryepeshkopi i Kishës katolike në Regina të Kanadasë, Donald Bolen.
Anëtari i Konferencës së Peshkopëve Katolikë të Kanadasë dhe kryepeshkopi i Kishës katolike në Regina, Donald Bolen që menaxhon shkollat konviktore të kishës në Kanada, në lidhje me pretendimin për djegien e trupave të fëmijëve dhe varreve të fëmijëve në shkollat konviktore të kishës që janë zbuluar në vendin e tij tha se është i shokuar.
Kryepeshkopi përfaqësues i Kishës katolike që menaxhon shkollat konviktore të kishës në Kanada, Bolen, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) nëpërmjet internetit shprehu keqardhje të madhe nga përjetimet.
Lidhur me pretendimin e fundit se janë djegur në krematorium trupat e fëmijëve të vdekur në shkollën konviktore të kishës Mohawk në qytetin Brantford, kryepeshkopi Bolen tha: “Pretendimi për djegien e trupave të fëmijëve, më ka shokuar. Jam më të vërtetë i shokuar. Deri më sot nuk kam dëgjuar për djegien e trupave të fëmijëve të vdekur, por kjo çështje duhet patjetër të hulumtohet. I lutem Zotit që kjo të mos jetë e drejtë”.
Bolen shprehu keqardhje të madhe për përjetimet dhe shtoi se “Atëherë kishte një mentalitet kolonial që menaxhonte shkollat konviktore të rekomanduara nga qeveria. Shumë kisha, përfshirë edhe Kishën Katolike që merrte nga prindërit fëmijët që në moshë të vogël, ishin partner në këtë krim. Ndërsa tani ne vajtojmë që fëmijët e vegjël janë marrë nga shtëpitë e tyre dhe janë privuar nga familjet, gjuha, kultura dhe spiritualiteti i tyre”.
– “Tani si qeveri dhe si kisha duhet t’u dalim në mbrojtje”
Ai vuri në dukje se ende ekziston një histori abuzuese plot me dhimbje.
“Për këtë arsye, tani si qeveri dhe si kisha duhet t’u dalim në mbrojtje kësaj pjese të dhimbshme të historisë tonë dhe ne duhet të punojmë për t‘i përmirësuar gjërat më mirë. Shkollat u hapën për të arsimuar indigjenët, por kjo u bë një arsimim me rrugën e asimilimit. Ata fëmijë kur janë kthyer në shtëpitë e tyre nuk i përkisnin kulturave, gjuhës ose spiritualiteteve të tyre. Në të njëjtën kohë kjo u bë një trashëgimi dhe traumë ndërmjet brezave. Për ngjarjet nëpër shkolla është përgjegjëse kultura koloniale evropiane. Ato që janë bërë, janë kundër mësimeve të krishterimit”, tha Bolen.
– “Vendi do të jetë i detyruar të përballet me këtë problem për një kohë të gjatë”
Ai rikujtoi se liderët e popujve indigjenë do të takohen me Papa Françeskun në muajin dhjetor në Vatikan. “Populli indigjen kërkon që Papa të kërkojë ndjesë dhe me shumë mundësi Papën do ta ftojnë të vizitojë Kanadanë. Nuk mund të flas në emër të Papës, por ai para disa vitesh vizitoi Bolivinë dhe ndaj popullit indigjen të Amerikës Latine atje kërkoi ndjesë lidhur me atë se si tradita koloniale u ka prishur jetën dhe se ajo mori prej tyre gjuhën, spiritualitetin dhe kulturën e tyre”.
“Kjo i mbetet atij se si do të përgjigjet, por nëse një problem ka vazhduar për 100 ose 120 vite, kjo është një trashëgimi e cila nuk mund të zgjidhet brenda disa ditësh ose me një vizitë. Vendi do të jetë i detyruar të përballet me këtë problem për një kohë të gjatë”, tha Bolen.
– “Me të vërtetë është një udhëtim shumë i gjatë për të arritur dakordim”
Në lidhje me zjarrvëniet ndaj kishave që po ndodhin prej disa kohësh në Kanada, Bolen tha se “Kjo është shprehje e një zemërimi të thellë në shoqërinë indigjene, në shoqëri kundër kishave nuk ka një gjë të tillë. Ne gjithashtu nuk e dimë nëse zjarret janë shkaktuar me të vërtetë nga populli indigjen, por ne e dimë se aktualisht ka një zemërim të madh”.
Pasi potencoi se ka shumë punë për të bërë, kryepeshkopi Bolen nënvizoi se “Duhet të kuptojmë në mënyrë të qartë me sa mundemi atë që është e drejtë dhe të kërkojmë falje hapur duke shikuar gabimet e bëra. Duhet të jemi në solidarizim me popullatën indigjene në kërkimin e tyre për drejtësi. Ata duhet t’i dëgjojmë me respekt. Kjo me të vërtetë është një udhëtim shumë i gjatë për të arritur dakordim”.