Në Japoni për herë të parë brenda 15 muajve nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje në nivel ditor e lidhur me infeksionin nga COVID-19, transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies njoftoi të dhënat më të reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend, shkruan AA.
Në Japoni janë regjistruar gjithsej 1.724.577 raste, përfshirë 162 gjatë 24 orëve të fundit.
Deri më tani në vend 18.322 persona kanë humbur jetën, ndërsa nuk janë regjistruar raste të vdekjes gjatë 24 orëve nga COVID-19.
Rasti i parë i vdekjes në Japoni i lidhur me COVID-19 u konfirmua në shkurt të vitit 2020.
Në vendin me një popullsi prej rreth 126 milionë banorësh, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 73 për qind e popullatës.