Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka kujtuar dëshmorin Beqir Nebih Meha në 22 vjetorin e rënies së tij heroike duke bërë homazhe tek varri i tij, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook Jashari ka shkruar se Meha vazhdoi me shumë përgjegjësi rrugën e babit dhe xhaxhait të tij për t’i dalë zot vatanit.
“Lavdi dëshmorit Beqir Nebih Meha, Emin Latit, Nebih e Tahir Mehes dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë:
Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Beqir Nebih Meha, bëmë homazhe tek varri i tij në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Beqir Meha ishte djali i Nebih Mehes e vëllai i Tahir Mehes, dhe kështu ai vazhdoi me shumë përgjegjësi rrugën e tyre për t’i dalë zot vatanit.
Familja Mehaj, familja e atdhetarit Emin Lati ishte dhe mbetet njëra nga familjet që brez pas brezi dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit.
Lavdi dëshmorit Beqir Nebih Meha, Emin Latit, Nebih e Tahir Mehes dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë.