Viktimat e djegura në spitalin e modeluar të Tetovë, u bënë shkrumb, duke vështirësuar mundësitë që familjarët t’i njohin andaj duke bërë ADN-ja.
Plot 14 pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital të përkohshëm, vdiqën si pasojë e shpërthimit të zjarrit aty, derisa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Shkaktari i flakëve të mëdha ka nisur të hetohet nga organet e rendit derisa plasja e bombolave të oksigjenit po konsiderohet si e mundshme në dyshimet e para.
Këtë shkaktar nuk e përmendi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi por u zotua se do te jetë transparente në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
“Është e dhimbshme dhe ne të gjithë mund të flasim vetëm me dhimbje. Unë jam në kontakt me të gjitha autoritetet që janë të kyçura në procesin e hulumtimit dhe procesin e zbardhjes së rastit. Çdo informatë që e marr në mënyrë të verifikuar, të njëjtën do t’ju komunikoj me qëllim që të gjithë të jeni të informuar”
Kjo tragjedi preku shumë edhe banoret e Tetovës.
Nexhmedin Haliti, banor i Tetovës tha se gjithçka u bë shkrumb brenda pak minutave .
Edhe Idriz Brahimi, një tjetër banor, foli për tragjedinë.
“Ne jemi të tronditur. Është një tragjedi që as nuk mund ta shpjegoj. Shumë e trishtuar. Ata ishin njerëz të sëmurë që nuk mund të dilnin. Isshtë një katastrofë e madhe.
Ndryshe raportohet se drejtori i këtij spitali në prill kishte paralajmëruar për disa lëshime nga firma ndërtuese të cilat nuk dihet nëse janë mënjanuar.
Spitalet e modeluara janë ndërtuar nga kompania “Brako”, që është në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit maqedonas, Koço Angjushev.
Sidoqoftë shumë opozitar në Maqedoninë e veriut kanë fajësuar kryeministrin Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe, duke i kërkuar dorëheqje, pasi sipas tyre, këta mbahen përgjegjës për këtë tragjedi të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=vfdug-3D0Jc