Inkursioni rus në Ukrainë do të jetë katastrofë politike, humanitare, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson përcjell Kosova Post.
“Ne shohim një numër të madh trupash që po grumbullohen, ne shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë konsekuent me një fushatë ushtarake të afërt”, tha Johnson.
Ai tha se rusët duhet të kuptojnë realitetin se Ukraina “do të luftojë” dhe se ka 200 mijë njerëz të gatshëm të bëjnë një “rezistencë shumë të ashpër dhe të përgjakshme”.
“Shpresoj shumë që presidenti (Vladimir) Putin të tërhiqet nga rruga e konfliktit dhe që ne të angazhohemi në dialog. Kjo është ajo që Mbretëria e Bashkuar synon të prodhojë dhe kjo është arsyeja se unë jam këtu sot”, tha Johnson, duke shtuar se ai nesër do të bisedojë me presidentin Putin.
Një telefonatë midis liderit rus dhe atij britanik ishte planifikuar për dje, por më vonë u shty për të sot./KosovaPost/.