Bashkëthemeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka fituar të drejtën për t’i kërkuar Gjykatës Supreme Britanike të pengojë ekstradimin e tij në SHBA, transmeton KosovaPost.
Gjykata e Lartë vendosi se Assange mund të apelojë në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar për një seancë dëgjimore.
Partnerja e Assange, Stella Moris, tha jashtë Gjykatës së Lartë se vendimi ishte “pikërisht ai që donim”.
Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për konspiracion të dyshuar pas publikimit të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan, duke përfshirë dëshmitë e krimeve të luftës.
Gjykata Supreme do të vendosë nëse do ta marrë çështjen apo jo pas aplikimit të Assange.
Autoritetet amerikane dhjetorin e kaluar fituan gjyqin e tyre në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar një vendim të mëparshëm që Assange nuk duhet të ekstradohej për shkak të një rreziku real të vetëvrasjes.
Assange do të përballet me 18 akuza për hakerim të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjit të spiunazhit nëse ekstradohet në SHBA dhe me një dënim të mundshëm me disa vite burg.
Ai u tërhoq nga ndërtesa e ambasadës së Ekuadorit në Londër vitin e kaluar, ku u strehua për më shumë se shtatë vjet.
Policia britanike tha se ai u arrestua për anashkalimin e lirimit me kusht në vitin 2012 dhe në emër të SHBA-së për shkak të një urdhri të ekstradimit./AA