Ka përfunduar ndeshja në mes Veronas dhe Juventues.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, rezultat ky që nuk i konvenoi aspak skuadrës së Andrea Pirlos.
Ishte një ndeshje shumë interesante me golat që u shënuan vetëm në pjesën e dytë.
Fillimisht Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur për “Biankonerët”, por më pas Barak realizoi gol me kokë për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.
Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë, kurse Verona renditet në pozitën e 9-të me 35 pikë.