Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë financiare rajonale është një emër mjaft i përfolur edhe për skandale të tjera. Pavarësisht këtyre Qeveria Kurti nuk e shkarkuar atë.
Ai tash po akuzohet se ka vjedhur vula sa ishte i ri. Kryeredaktori i Revista Altrenativa, Salih Kabashi në një postim në “Facebook” ka shkruar se se Berishaj ka vjedhur vulat e Shoqatës Kulturore Migjeni.
“Në rubrikën Les Chroniques scandaleuse të revistës shqiptare Republika të Lubjanës, në fillim të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, ky tipi njihej me emër-mbiemrin Martin Vula. E kishte merituar duke ua vjedhë vulat Shoqatës Kulturore Migjeni dhe Degës së Lidhjes Demokratike në Lubjanë”, ka shkruar ai.
Kamberi po ashtu tha se Martin Berishaj të gjitha ndihmat që i jepshin nga shoqata i ka vënë në përfitim të vetes.
“Martin Vula me ato vula përmirësonte gjendjen e tij financiare. Krejt ndihmat që i jipeshin Shoqatës dhe Degës, Martin Vula i shtinte në xhepat e tij… Ka rrezik që ky hajn i vulave, ky Martin Vula, t’ia ketë vjedhë ndonjë vulë ndonjë ministrie të Republikës së Kosovës”, përfundoi ai.