Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 mars, shkruan KosovaPost.
5 mars 1933 – Nën drejtimin e Adolf Hitlerit, Partia Nacionalsocialiste e Punëtorëve Gjermanë (Partia Naziste) fitoi 43,9 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Gjermani dhe mori drejtimin e vendit. Kurse më datë 1 dhjetor 1933, nazistët mbyllën të gjitha forcat e tjera politike në Gjermani.
5 mars 1946 – Koncepti “Perdja e Hekurt”, e cila simbolizonte Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe shtetet e Evropës Lindore, u përdor për herë të parë nga Kryeministri britanik, Uinston Çërçill, gjatë një fjalimi frymëzues në Kolegjin e Uestminsterit, në prani të Presidentit amerikan, Herri Truman. Faktikisht, ajo njihej si term në literaturën artistike dhe atë politike qysh nga shekulli XIX e deri në prag të Luftës II Botërore; gjithsesi, “Perdja e Hekurt” u shqiptua publikisht në kuptimin e saj më të plotë të fjalorit ndërkombëtar politik nga burrështetasi anglez.
5 mars 1953 – Vdiq Zhozef Stalini, sekretar i parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe njëherësh lider i BRSS-së që pas vdekjes së Leninit. Ai e drejtoi Bashkimin Sovjetik me grusht të hekurt për 30 vite radhazi duke e transformuar atë në superfuqi me Luftën II Botërore. Stalini është gjithashtu përgjegjës i internimeve dhe gjenocideve të mëdha në BRSS. Sipas të dhënave zyrtare, 3 milionë njerëz kanë humbur jetën në internim dhe kampet e punës së detyruar gjatë periudhës staliniste.
1046 – Naser Khosrow – poet persian, filozof, shkrimtar – fillon udhëtimin e tij 7-vjeçar në Lindjes së Mesme; dhe përshtypjet i përmblodhi në librin e tij Safarnama. Khosrow konsiderohet si një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj në letërsinë persiane. Safarnama (Libri i Udhëtimeve) është vepra e tij më e njohur. Khosrow vizitoi dhjetra qytete për shtatë vjet dhe shkroi rreth tyre, duke përfshirë hollësi mbi shkolla, karvane, xhami, shkencëtarë, mbretër, publik, popuj, si dhe kujtimet e tij personale. Edhe pas kaq shumë vjetësh, libri Safarnama vazhdon të lexohet me ëndje nga persisht-folës.
1558 – Duhani vjen në Evropë nga mjeku spanjoll Francisko Fernandes, i cili ishte dërguar në Meksikë për të shqyrtuar bimësinë e kontinentit të ri. Pas kësaj, pirja e duhanit shumë shpejt pushtoi gjithë Evropën. Katherine Medici, mbretëreshë e Francës, e quajti duhanin “ilaç i mrekullisë” pasi i kishte shëruar dhimbjet e kokës; Katherinë Medici krijoi edhe emrin “Nicotania” (nikotina), sepse ishte ambasadori i Francës në Portugali, Jean Nicot, që ia rekomandoi asaj duhanin për here të parë.
1616 – Vepra “Astronomical de Revolutionibus” e Nikolaus Kopernikut vendoset në indeksin të librave të ndaluar nga Kisha.
1770 – Në masakrën e Bostonit, gjatë një beteje në rrugë, vriten nga armata angleze 5 civilë.
1849 – Zachary Taylor, kryetari i 12-të i ShBA-së, bën betimin si kryetar
1896 – Antoine Henri Becquerel zbulon radioaktivitetin e uranit
1918 – Moska u bë kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik.
1934 – Për herë të parë festohet “Dita e vjehrrave” – në Amarillo, Teksas.
1938 – Lazar Fundo, udhëheqës në grupin komunist të Korçës (ish-mentor i Enver Hoxhës në Paris) zhgënjehet nga komunizmi dhe bëhet social demokrat. Për këtë ai thirret në Moskë nga Ali Kelmendi dhe Sejfullah Malëshova për të dhënë shpjegime për veprimet e tij. Malëshova e dënoi atë si “borgjez de-viacionist”; Fundo u përjashtua nga partia komuniste dhe u dënua me vdekje, por shpëtoi me ndërhyrjen e mikut të tij personal, komunistit bullgar Georgi Dimitrov, dhe u lejua të kthehej në Paris.
1946 – Në Fulton, Missouri, SHBA – Winston Churchill mban fjalimin e tij mbi “Perden e Hekurt” (fillimi i Luftës së Ftohtë).
1972 – Kompozitori i njohur grek Mikis Theodorakis del nga partia komuniste. Si anëtar i saj, Mikis ishte arrestua me urdhër të juntës ushtarake më 1967 dhe liruar në vitin 1970 pas reagimeve ndërkombëtare.
1993 – Shkup, Maqedoni, një aeroplan “Fokker 100” i kompanisë maqedonase “Palair” u rrëzua menjëherë pas fluturimit. 83 nga 97 personat që gjendeshin në bord, shumica shqiptarë, vdiqën.
1998 – Lufta e Kosovës filloi “zyrtarisht” me luftën legjendare të familjes Jasharaj kundër forcave paramilitare serbe.
2002 – Dr Ibrahim Rugova rizgjidhet President i Kosovës.
2008 – Sllovenia njohu Republikën e Kosovës.
2008 – Islanda njohu Republikën e Kosovës.