Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 nëntor, shkruan Kosova Post.
1 Nëntori është dita e 305-të e kalendarit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 61 ditë.
1 nëntor 644 – Hz. Omeri, kalifi i dytë i Islamit, u godit me thikë disa herë nga persiani Piruz Nahavandi, i njohur nga arabët me nofkën Abu Luluah, teksa po udhëhiqte faljen e mëngjesit në Xhaminë e Profetit Muhamed në Medinë. Agresori u vetëvra menjëherë pas atentatit, kurse hz. Omeri ndërroi jetë 3 ditë më vonë.
1 nëntor 1755 – Kryeqyteti Lisbonë i Portugalisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi gjithashtu një cunami me dallgë dhjetëra metra të larta. Kjo fatkeqësi natyrore u mori jetën rreth 90.000 njerëzve.
1 nëntor 1923 – Pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Mehmeti VI, padishahu i fundit i Perandorisë Osmane, braktisi fronin dhe emigroi jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij zhvillimi, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi vendimin për shfuqizimin e Sulltanatit Osman.
1 nëntor 1954 – Fronti i Çlirimit Kombëtar të Algjerisë filloi Luftën për Pavarësi kundër administratës kolonialiste franceze. Në këtë luftë 8-vjeçare, francezët masakruan 1,5 milionë algjerianë.
1512 – Në Rome, tregohet për herë të parë për publikun tavani i Kapelës Sistine, mbushur piktura të realizuara nga Mikelanxhelo Buonarroti. Tavani përmban disa mijëra piktura, më e famshmja prej të cilave është “Krijimi i Adamit”. Kjo është një nga kryeveprat e artit të Rilindjes italiane, që Mikelanxhelo e krijoi pikërisht kur krenohej se ishte vetëm skulptor, ndërsa punën e piktorit e bënte me urdher te Papes. “Nuk jam për këtë punë – nuk jam piktor”, shkruante ai i dëshpëruar më 1510, dy vjet pasi kishte përfunduar më shumë se gjysmat e pikturave në tavanin e Kapellës Sistine .
1604 – Tragjedia Othello nga William Shekspir shfaqet për herë të parë në pallatin Whitehall në Londër. Në vitin 1915, Fan Stilian Noli vendosi t’ a shqiperojë kete tragjedi.
1993 – Traktati i Mastrihtit hyn zyrtarisht ne fuqi dhe Bashkimi Evropian behet realitet si entitet me 12 vende anëtare. Sot BE-ja, me kryeqytet Brukselin, përbëhet nga 28 vende.
Former US President Bill Clinton (C, front) gestures as he greets Kosovo citizens during his visit in Pristina on November 1, 2009. Kosovo Albanians, who admire Clinton because of his role in the 1999 NATO bombings of then Yugoslavian President Slobodan Milosevic, honoured him by erecting a three-metre (10-feet) tall monument on a Pristina boulevard already named after him. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP/Getty Images)
2009 – Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërrin në Kosovë, ku pritet si hero; 10 vjet më parë ai kishte lejuar bombardimin e makinerisë ushtarake serbe të Millosheviçit, duke ndalur eksodin shqiptar dhe duke e futur Kosovën në rrugën e pavaresisë. Gjatë kësaj vizite historike, një shtatore e Klintonit u zbulua në kryeqytet dhe një bulevardi iu dha emri Bill Klinton.
1982 – U bë përurimi i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
1972 – Vdiq Ezra Pound, shkrimtar amerikan