Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 prill, shkruan Kosova Post.
13 Prilli është dita e 102-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 263 ditë.
13 prill 1204 – Stambolli, asokohe kryeqytet i Perandorisë Bizantine, ra në duart e pjesëmarrësve në Kryqëzatën IV dhe u plaçkit për 4 ditë me radhë. Gjatë këtij pushtimi humbën jetën mijëra njerëz dhe në qytet u themelua Mbretëria Latine, jetëgjatësia e së cilës ishte 57 vite.
13 prill 1695 – Poeti dhe shkrimtari kombëtar francez, Jean de La Fontaine, i njohur veçanërisht si një prej fabulistëve më të mëdhenj të botës, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.
989 – Beteja e Abidosit: perandori bizantin Basilius II fiton ndaj Bardas Phocas. Perandori kërkoi ndihmë nga princi Vladimir i Kievit, dhe princi kërkoi si shkëmbim konvertimin në të krishterë per vete dhe banorët e tij, duke shënuar fillimin e krishtërimit ortodoks rus.
1111 – Henry V kurorëzohet perandor i Perandorisë Romake
1870 – Themelohet Muzeu i Artit Metropolitan New York – më i madhi në Shtetet e Bashkuara, dhe një nga dhjetë muzeumet më të mëdhenj të artit në botë.
1919 – Eugene V. Debs burgoset për ngritje zëri kundër rekrutimit gjatë Luftës I. Debs njihet si sindikalist dhe pesë herë kandidati i Partisë Socialiste të Amerikës për president të Shteteve të Bashkuara.
1920 – Esad Pashë Toptani ndërmerr një përpjekje të re (të fundit) me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore.
Lëvizja esadiste u shkatërrua nga forca të armatosura, të komanduara nga Bajram Curri, nën urdhërat e Ahmed Zogut si ministër i Brendshëm. 72 udhëheqës kryesorë esadistë – përfshi ish prefektët e Tiranës dhe Durrësit, shefin e xhandërmarisë së Shijakut, si dhe nipin e Esadit, Veli bej Kruja – dolën para një gjykate ushtarake dhe u dënuan në burgun e Kalasë, Gjirokastër.
Gjatë kësaj kohe Esad Pasha kishte shkuar në Paris, Francë, ku pas një muaji (13 qershor) do të vritej me atentat nga Avni Rustemi – student shqiptar – i cili “kishte ardhur në Paris për të vrarë një tradhëtar të kombit të vet”, do të shprehej avokati. Gjykata franceze e shpalli Avniun fajtor për vrasje politike dhe e dënoi atë me gjobë (1 frank).
Rustemi 24 vjeçar, pagoi gjobën, u lirua në sallën e gjyqit, dhe u kthye në Shqipëri ku u prit si hero; qeveria i lidhi pension; më pas u bë anëtar udhëheqës i Klubit Bashkimi, i Partisë Demokratike të Fan Nolit, dhe anëtar parlamenti. Edhe Rustemi me atentat u vra; u qëllua me plumba në Tiranë më 20 prill 1924, dhe vdiq në spital pas dy ditësh nga plagët e marra; vdekja e tij do të shfrytëzohej politikisht, dhe demokratë erdhën në pushtet duke përmbysur me dhunë një qeverie të zgjedhur.
1934 – Kriza e madhe ekonomike; 47 milionë familje amerikane jetojnë me ndihma sociale.
1943 – Nazistët zbulojnë varrezën masive të oficerëve polakë pranë Katynit. Ata kishin qenë robër të sovjetikëve. Bashkimi Sovjetik e mohoi përgjegjësinë për vrasjen e tyre.
1943 – Përmendorja Jefferson përkushtohet në Uashington, DC, në 200 vjetorin e lindjes së presidentit Thomas Jefferson.
1945 – Trupat gjermane vrasin më shumë se 1.000 të burgosur politikë dhe ushtarakë në Gardelegen, Gjermani.
1945 – Lufta e Dytë Botërore : forcat sovjetike dhe bullgare marrin Vjenën, Austri.
1953 – Drejtori i CIA-s Allen Dulles nis programin e kontrollit te mendjes MKULTRA. Qëllimi i projektit ishte i gjerë, me hulumtime të ndërmarra në 80 institucione, duke përfshirë 44 kolegje dhe universitete, si dhe spitale, burgje dhe kompani farmaceutike. Në korrik 2001 disa informacione në lidhje këtë program u deklasifikuan zyrtarisht.
1954 – Fizikanti amerikan Robert Oppenheimer (krijuesi i bombës bërthamore) akuzohet si komunist. Ai i mohoi akuzat, por tha se pajtohet me shumë nga objektivat e komunizmit, megjithëse nuk është i gatshmëm të ndjekë verbërisht urdhra nga ndonjë organizatë kmuniste.
1959 – Vatikani shpall dekretin që ndalon katolikët të votojnë për komunistët
1964 – Sidney Poitier bëhet i pari afrikano-amerikan që merr çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin “Lilies of the Fields”. Filmi tregon mbi një murator shtetitës që ndeshet me disa murgesha gjermane të cilat besojnë se ai ishte dërguar nga Perëndia për t’u ngritur atyre një kishëz të re.
1987 – filloi Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar
2002 – Gjykata Ndërkombëtare në Hagë jep vendimin përfundimtar, që përcaktoi vijën kufitare të gjatë 1,000 kilometra ndërmjet Etiopisë dhe Eritresë, vendim që i dha fund konfliktit ushtarak (1998-2000) ndërmjet këtyre vendeve afrikane..
Lindje
1743 – Thomas Jefferson, presidenti i 3-të SHBA-së (Vdiq më 1826)
1901 – Jacques Lacan, fiziolog francez (vdiq më 1981)
1906 – Samuel Beckett, shkrimtar irlandez (vdiq më 1989)
1926 – Don Adams, komik amerikan (vdiq më 2005)
1946 – Al Green, muzikan amerikan
1955 – Safet Sushiq, futbollist boshnjak
1959 – Zeruya Shalev, letrare izraelite
1963 – Geri Kasparov, mjeshtër shahu rus
1964 – Eusebio Sacristán, futbollist spanjoll
1978 – Carles Puyol,futbollist spanjoll
Vdekje
1695 – Jean de La Fontaine, letrar francez (l. 1621)
1813 – Mihail Ilarionovič Kutuzov, strateg dhe udhëheqës ushtarak rus
1942 – Jan Vlašimsky, skulptor kroat me prejardhje çeke (l. 1861)
1974 – Ante Jadrijević, arkeolog de historian kroat
1988 – Alan Paton, shkrimtar jugoafrikan dhe luftar kunder aparthejdit
1996 – Vjekoslav Kaleb, letrar kroat (l. 1905)
2004 – Bedri Dedja, shkrimtar shqiptar (l. 1930)
2015 – Günter Grass, shkrimtar gjerman, nobelist