Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 shkurt, shkruan Kosova Post.
16 Shkurti është dita e 47 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 318 ditë.
16 shkurt 1959 – Fidel Castro u zgjodh president i Kubës pas rrëzimit të diktatorit Fulgencio Batista më datë 1 janar. Castro e pati nisur veprimtarinë e tij për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Batista në vitin 1953 dhe qe bërë njëri prej liderëve më të rëndësishëm të Revolucionit Kuban.
16 shkurt 1976 – Sekretari i parë i Ambasadës së Turqisë në Bejrut, Oktar Cirit, u martirizua teksa ecte rrugës nga një terrorist që iu afrua dhe e qëlloi nga pas. Autorësinë e sulmit e mori përsipër ASALA, organizatë terroriste armene.
16 shkurt 1998 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore të Kinës ra në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Chiang Kai-shek” të Tajvanit. Ky aksident ajror u mori jetën 202 njerëzve.
1838 – Kentuky miraton ligjin që lejon femrat të shkojnë në shkollë, por me disa kushte; Emri i Darvinit të mos përmendej në mjediset e shkollës, ishte një prej kushteve.
1927 – SHBA rivendos marrëdhëniet diplomatike me Turqinë. Ankaraja i kishe ndërprerë marrëdhëniet me Uashingtonin në vitin 1917 pasi Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë. SHBA dhe perandoria osmane kishin pasur marrëdhënie në nivel ambasadërësh që në vitin 1830.
1937 – Wallace H. Carothers fiton patentën për najlonin.
1938 – Vatikan – Kolegji i Kardinalëve i përgjigjet një peticioni të mbretit shqiptar Ahmet Zogu dhe konteshës hungareze Geraldine Apponyi që kërkonin leje për t’u martuar; mbreti ishte mysliman dhe kontesha, katolike romane. Në vendimin e Këshillit të Kardinalëve thuhej se të gjitha peticionet për martesa të përziera gjykoheshin mbi bazat e ligjit kanunor dhe kushtet ishin të njëjtë për sovranët dhe për besimtarët e zakonshëm. Këto kushte kërkonin që mbreti Zog dhe Kontesha Apponyi duhej të nënshkruanin garanci solemne se një martesë sipas riteve të Kishës së Romëst duhej t’I paraprinte martesës civile; dhe në këtë rast, gruaja katolike kurrë nuk do të ndryshonte besimin e saj; dhe fëmijët nga kjo martesë të edukoheshin në fenë katolike. Mbreti Zog nuk kishte hedhur ndonjë hap drejt nëshkrimit të garancive të tilla, kështu peticioni për leje martese nga Vatkani u hodh poshtë dhe martesa duket se do të kryhej sipas ritit mysliman.
1961 – Programi Explorer: U lancua Explorer 9 (S-56a).
1985 – U themelua levizja Hezbollahu.
1999 – Shumë ambasada në Evropë u morën në duar të pengmarrësve kurdë pasi Turqia arrestoi udhëheqësin kurd Abdullah Öcalan.
2013 – Futbollisti argjentinas Lionel Messi shënon golin e14-të radhazi në La Liga dhe golin e tij të 300 në 365 ndeshje për Barcelonën. Stili i lojës dhe fama e tij janë krahasuar me ato të argjentinasit tjetër,Diego Maradona, i cili e ka shpallur Messin “pasardhësin e tij” në futboll.
Lindje
1941 – Kim Jong-Il, prijës komunist i Koresë Veriore
1980 – Agim Kaba, aktor amerikan
Vdekje
1279 – Afonso III, mbret i Portugalisë (lindi më 1210)
1391 – Johannes V, perandor biznatinë (lindi më 1332)
1915 – Anton Xanoni, shkrimtar shqiptar