Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 nëntor, shkruan Kosova Post.
17 Nëntori është dita e 321-të e kalendarit, kështuqë deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 44 ditë.
17 nëntor 1542 – Sulltan Sulejman Ligjbërësi, i njohur nga perëndimorët si “Sulejmani i Madhërishëm”, nisi fushatën ushtarake të Estergomit. Gjatë kësaj fushate, shumë bastione të kontrolluara nga Perandoria Austro-Hungareze u përfshinë në territoret osmane. Mes tyre vlen të përmenden sidomos Beogradi dhe Estergomi.
17 nëntor 1558 – Mbretëresha Elizabetë I u ngjit në fronin e Anglisë. Gjatë sundimit të saj 45-vjeçar, ajo e shndërroi Anglinë në një perandori kolonialiste.
17 nëntor 1869 – Hyri në shërbim Kanali i Suezit, vepër madhështore e ndërtuar nga britanikët në Egjipt. Kanali ishte fillimisht 164 km i gjatë dhe 8 m i gjerë.
17 nëntor 1952 – Lëvizja egjiptiane e Oficerëve të Lirë, nën drejtimin e Gamal Abdel Nasser, detyroi Mbretin Farouk I që të tërhiqet nga froni dhe e dërgoi atë në internim.
17 nëntor 1989 – Filloi “Revolucioni i Kadifenjtë” në Çekosllovaki. Demonstratat që nisën me një tubim paqësor të studentëve në kryeqytetin Pragë, u përhapën anembanë vendit pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë. Ato vijuan deri në rënien e regjimit komunist në Çekosllovaki.
17 Nëntor 1944, Çlirimi i Tiranës nga nazistët gjermanë. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çlirojnë Tiranën nga nazistët gjermanë – pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv. Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra paraashutistë anglezë u hedhën në zonat midis liqenit të Ohrid dhe bregdedit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët. Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste kishin mundur të tërhiqeshin nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.
1869 – Në Egjipt, përurohet Kanali i Suezit, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Ky kanal ishte një nga projektet madhore të dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha për modernizimin e Egjiptit.
1985 – U paraqit edicioni i parë i revistës Phrack. Është revista më e vjetës e nëntokës kompjuterike e cila akoma botohet edhe pas 20 viteve ekzistim.
2013 – Vdiq Doris Lessing, shkrimtare britanike Nobeliste