Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 qershor, shkruan Kosova Post.
18 qershor 1815 – Napoleon Bonaparti (Napoleon Bonaparte) u mund përballë ushtrisë angleze dhe austriake në Betejën Vaterlosë (Waterloo, Belgjikë). Me këtë disfatë mori fund edhe lufta 23-vjeçare mes Francës dhe shteteve evropiane.
18 qershor 1928 – Amelia Erhart (Earhart) bëhet pilotja e parë që kaloi oqeanin Atlantik me avion. Erhart këtë fluturim e realizoi për 20 orë e 40 minuta.
18 qershor 1988 – U ndërmor atentat ndaj Kryeministrit të Turqisë, Turgut Ëzall (Özal), i cili u sulmua me armë ndërsa po mbante një fjalim në kongresin e partisë së tij. Ëzal gjatë këtij atentati u plagos në dorë.
18 qershor 2005 – Vdes Nuri Ijem (İyem), piktori turk, i njohur për portretet e gruas së Anadollit.
18 qershor 2010 – Ndërroi jetë shkrimtari i famshëm portugez, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, Hoze (Jose) Saramango, autori i veprave “Verbëria”, “Të shikuarit”, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, “Shpella”.