Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 qershor, shkruan Kosova Post.
22 qershor 1919 – Publikohet “Qarkorja e Amasjas”, e cila bazohet në sovranitetin kombëtar dhe që hodhi themelet e Republikës plotësisht të pavarur të Turqisë.
22 qershor 1987 – Vdes Fred Aster (Fred Astaire), valltari, koreografi, këngëtari dhe aktori amerikan.
22 qershor 1988 – Me 39 gola të shënuara gjatë sezonit 87-88 futbollisti turk, Tanzhu (Tanju) Çolak shpallet “Golashënuesi më i mirë i Evropës”.
22 qershor 2002 – Tërmeti i fuqisë 6 ballë që tronditi rajonin veriperëndimor të Iranit mori jetët e afërsisht 500 personave.
22 qershor 2016 – Ndërroi jetë akademiku, gazetari, shkrimtari, avokati dhe politikani turk, Jashar Nuri Ëztyrk (Yaşar Nurı Öztürk), i cili ishte i përfshirë në dhjetëshen e parë të listës së “Shkencëtarëve dhe reformatorëve më të rëndësishëm” të sondazhit “20 Personalitetet më të Rëndësishëm të Shekullit të 20-të” të revistës “Time”.