Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 shkurt, shkruan Kosova Post.
23 shkurt 1921 – Qeveria e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, e cila arriti të ndalë ekspansionizmin grek në Anadoll me anë të Betejës I të Inonusë dhe refuzoi botërisht Traktatin e Sevrës, u ftua nga Blloku i Antantës për të marrë pjesë në Konferencën e Londrës. Por edhe kjo e fundit përfundoi pa marrëveshje më datë 12 mars, pasi propozonte shumë pak ndryshime mbi tekstin e Sevrës, e cila parashikonte copëtimin e Shtetit Osman.
23 shkurt 1944 – Regjimi i Stalinit në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) filloi internimin e popullatës çeçeno-ingushetiane drejt stepave të Azisë Qendrore dhe Siberisë. Rreth 500.000 njerëz u detyruan të udhëtojnë në kushte shumë të vështira. Gjatë internimit humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm.
23 shkurt 1945 – Turqia, e cila aspironte të renditej në mesin e shteteve themeluese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i shpalli luftë Gjermanisë dhe Japonisë në ditët e fundit të Luftës II Botërore.
23 shkurt 1997 – Shkencëtarët skocezë të Institutit Roslin njoftuan për herë të parë në botë klonimin e suksesshëm të një gjitari. Delja e quajtur Dolly u prodhua me kontributin e tre deleve nëna: njëra me vezë, tjetra me ADN-në dhe e treta duke mbajtur në fetus embrionin e klonuar. Shkenca e paraqiti delen Dolly si arritjen të vitit.