Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 dhjetor, shkruan Kosova Post.
24 Dhjetori është dita e 358 e kalendarit, prandaj deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 7 ditë.
24 dhjetor 1524 – Detari dhe eksploruesi portugez, Vasco da Gama, njeriu i parë që shkoi direkt me rrugë detare nga Evropa në Indi, vdiq në qytetin indian të Koçit.
24 dhjetor 1865 – Oficerët e ushtrisë së Konfederatës, përkrahës të skllavërisë pas Luftës Civile Amerikane, themeluan në qytetin Pulaski të Tenisisë klubin social të quajtur “Ku Klux Klan” (KKK). I njohur shkurt si “Klani” apo ndryshe edhe si “Urdhri i Maskuar” për shkak të maskave të bardha që mbajnë anëtarët e saj për të mbuluar fytyrën gjatë veprimeve terrorizuese, klubi në fjalë u shndërrua brenda një kohe të shkurtër në qendër të racistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klani është klasifikuar si grup nxitës i urrejtjes nga ana e Lidhjes Amerikane të Antishpifjeve. Sipas vlerësimeve, KKK-ja kishte rreth 8.000 anëtarë në vitin 2012.
24 dhjetor 1867 – U lind në Stamboll poeti dhe mendimtari Tevfik Fkret, një prej emrave avangardë të evropianizimit në letërsinë turke.
24 dhjetor 1951 – Libia shpalli pavarësinë duke i dhënë fund mbikëqyrjes britanike dhe franceze pas Luftës II Botërore. Ky vend u qeveris me monarki deri në grushtin ushtarak të Gaddafit në vitin 1969.
24 dhjetor 1963 – Gjatë sulmeve të “Krishtlindjes së Përgjakur”, grekoqipriotët e armatosur vunë në shënjestër familjen e majorit Nihat Ilhan, i cili ishte me mision në Lefkoshë. Muruvet Ilhan, bashkëshorte e oficerit turk, si dhe 3 djemtë e tij, Murat, Kutsi e Hakan, u masakruan në shtëpinë e tyre nga terroristët grekoqipriotë.
24 dhjetor 1964 – Një uragan i fuqishëm goditi Indinë dhe Sri-Lankën duke shkaktuar vdekjen e 7.000 njerëzve.
24 dhjetor 1976 – Qyteza Çaldiran e provincës lindore turke të Vanit u godit nga një tërmet i fuqisë 7,5 ballë. Kjo fatkeqësi natyrore, e cila shkaktoi vdekjen e 3.840 personave, shkaktoi viktima e dëme materiale të konsiderueshme edhe në provincat përreth.
24 dhjetor 1979 – Bashkimi Sovjetik filloi pushtimin e Afganistanit. Si rezultat i rezistencës 10-vjeçare të muxhahedinëve, trupat sovjetike u detyruan të tërhiqen nga Afganistani në vitin 1989.