Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 maj.
25 maj 1963 – Falë nismës së Perandorit të Etiopisë, Haile Selassie I, shtetet e pavarura të Afrikës themeluan për herë të parë një union. Në themelimin e Organizatës së Bashkimit Afrikan morën pjesë 30 vende. Kjo organizatë me seli në Adis-Abebë, e cila në vitin 2002 mori emrin Unioni Afrikan, sot i ka mbledhur nën strehën e saj të gjitha shtetet e Afrikës.
25 maj 1977 – “Një shpesë e re”, filmi i parë i sagës “Lufta e Yjeve”, një prej kryeveprave të kinematografisë fantastiko-shkencore, u shfaq për herë të parë perden e bardhë. Skenaristi dhe regjisori legjendar, George Lucas, e xhiroi këtë film me një buxhet prej 11 milionë dollarësh dhe gjatë kohës së shfaqjes në kinema theu të gjitha rekordet e deriatëhershme duke fituar 798 milionë dollarë. Ky sukses u kurorëzua me 7 çmime Oskar.
25 maj 1983 – Poeti, shkrimtari dhe mendimtari turk, Necip Fazil Kisakurek, u nda nga jeta në Stamboll në moshën 79-vjeçare.