Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 janar, shkruan Kosova Post.
27 janar 1791… Lindi kompozitori austriak, Wolfgang Amadeus Mozart. Ai lindi në qytetin Salzburg të Austrisë dhe pranohet si një prej gjenive të historisë së muzikës së epokës tonë. Mozart është një nga kompozitorët më prodhues dhe më ndikues. Veprat, simfonitë, koncertet e tij kanë ndikuar orkestrën e dhomës, pianon, operën dhe muzikën në kor. Në jetën e tij 35-vjeçare ai ka prodhuar 626 vepra.
Biden e kërcënoi me sanksione personale, vjen reagimi nga kabineti i Vladimir Putinit
27 janar 1915… Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pushtuan Haitin.
27 janar 1967… Anija kozmike Apollo-1 u dogj gjatë testimit në Qendrën Hapësinore Kennedy. Në këtë ngjarje humbën jetën astronautët Gus Grissom, Edward Higgins White dhe Roger Chaffee.
27 janar 1973… Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnami nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit. Përfaqësuesit e Amerikës, Vietnamit të Veriut dhe të Jugut dhe Vietkongut (Fronti i Çlirimit Kombëtar të Vietnamit – Viet Cong) nënshkruan marrëveshjen e paqes, që i jepte fund ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake të Amerikës në Luftën e Vietnamit.
27 janar 1973… Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Los Anxhelos, Mehmet Baydar së bashku me Konsullin Bahadır Demir u vranë nga organizata armene “ASALA”.
27 janar 1996… Turqia ratifikoi me rezerva Konventën për të Drejtat e Fëmijës.