Gjysmë milioni qytetarë janë regjistruar deri më tash

530 mijë persona janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës, që ka nisur më 5 prill.

Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë për media. Ai ka thënë se procesi është duke u zhvilluar në të gjitha zonat e Republikës dhe në të janë duke marrë pjesë të gjitha komunitetet. Ai ka pranuar se në veri pjesëmarrja nuk është si në zonat e tjera, por ka thënë se shpreson që në javën e ardhshme do të ketë regjistrim edhe në atë pjesë.

“Deri më tani procesi ka shkuar sipas planit dhe parashikimeve që kemi bërë që në fillim. Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë qytetarë në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren. Regjistruesit tani kanë arritur atë kuotën që kemi parashikuar, kemi mesatare rreth 7 anketa. Nëse vazhdon një dinamik e tillë e regjistrimit, ne do të arrijmë që të përfundojmë regjistrimin e popullsisë ashtu siç e kemi paraparë”, ka thënë Kastrati.

“Të gjitha zonat në Kosovë dhe të gjitha komunitetet janë duke marr pjesë në regjistrim. Edhe komuniteti serb është duke marr pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat. Ka pasur një vonesë me staf regjistrues në komunat veriore por kemi angazhuar staf dhe tash është duke u regjistruar edhe komuniteti serb ne veri, jo në atë masën si në zonat e tjera por ka filluar një regjistrim dhe presim që në javët ne vazhdim te këtë regjistrim edhe në atë pjesë”, u shpreh ai.

Kastrati ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të regjistrohen aty ku janë banor rezident.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika