Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 shtator, shkruan Kosova Post.
30 shtator 1207 – Në qytetin Belh të Afganistanit të sotëm lindi Mevlana Xhelaledin Rumiu. Mevlana, emri i vërtetë i të cilit është Muhammed Xhelaledin, veprën e tij të shquar “Mesnevi” e shkroi në qytetin Konja të Turqisë. Kjo vepër e shkruar në persishte përbëhet nga 25 mijë e 618 bejte.
30 shtator 1520 – Ngjitet në fron Sulltan Sulejmani Ligjbërësi, që ishte sulltani i 10-të osman dhe i cili nga evropianët njihet si “i madhërishëm”.
Koeman i turpëruar, Barcelona humbet thellë ndaj Benficës
30 shtator 2009 – Në tërmetin që ra në ishullin Sumatra të Indonezisë humbën jetën 1 mijë e 115 persona.
30 shtator 2017 – Në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë përurohet baza më e madhe ushtarake e Turqisë jashtë vendit.
30 Shtator 1955 –Vdes në një aksident automobilistik, aktori i famshëm hollivudian James Dean
30 Shtator 1938 – Firmoset Marrëveshja e Munihut
Marrëveshja e Munihut, kishte të bënte me rajonin e Sudeteve, që ndodheshin përgjatë kufijve të Çekosllovakisë, i banuar kryesisht nga çekë me origjinë gjermane. Marrëveshja u negociua në një konferencë të mbajtur në Mynih të Gjermanisë, midis fuqive kryesore të Evropës, por pa praninë e Çekosllovakisë. Ajo u pa si një akt për zbutjen e tensioneve. Marrëveshja, e nënshkruar nga Gjermania, Franca, Britania dhe Italia, lejoi aneksimin gjerman të Sudeteve, një rajon me rëndësi të madhe strategjike për Çekosllovakinë, pasi aty ishte e vendosur shumica e mbrojtjes së saj kufitare.
30 Shtator 1949 – Pushon së funksionuari Ura Ajrore e Berlinit
Pas 15 muajsh dhe më shumë se 250.000 fluturime, Ura Ajrore e Berlinit pushoi zyrtarisht së funksionuari. Ajo ishte një nga sipërmarrjet më të mëdha logjistike në historinë moderne, dhe një nga ngjarjet kryesore të Luftës së Ftohtë. Në qershorin e vitit 1948, Bashkimi Sovjetik bllokoi befas gjithë trafikun tokësor në Berlinin Perëndimor, që ndodhej tërësisht brenda zonës ruse të pushtimit në Gjermani.
30 Shtator 1964 – Nisin protesta e para studentore në SHBA kundër Luftës së Vietnamit
30 Shtator 1991 – Presidenti i Haitit, Jean-Bertrand Aristide, rrëzohet nga pushteti pas një grushti shteti ushtarak
Më 30 shtator 1991, pasi qeveria e tij, e udhëhequr nga kryeministri Rene Préval, dështoi në mocionin e mosbesimit në parlament, Aristide u përpoq të sundonte i vetëm. Por ushtria kreu një grusht shteti kundër tij. Aristide u rrëzua, dhe në përputhje me nenin 149 të Kushtetutës Haitiane, kryetari i Gjykatës së Lartë, Joseph Nerette u caktua si president i përkohshëm për të shërbyer derisa të mbaheshin zgjedhjet brenda 90 ditëve. Por ato në fund u anuluan (sipas Aristide dhe të tjerëve, si grushti i shtetit ashtu edhe anulimi i zgjedhjeve të reja ishin rezultat i presionit amerikan). Megjithatë, pushteti i vërtetë u mbajt nga komandanti i ushtrisë Raoul Cedras.
30 Shtator 1568 – Mbreti i Suedisë Eriku XIV, rrëzohet nga froni pas shfaqjes së shenjave të çmendurisë.
30 Shtator 1791- Opera e famshme e Mozartit, “Flauti Magjik”, shfaqet për herë të parë në Vjenë.
30 Shtator 1846 – Heqja e parë e dhëmbëve me anë të anestezisë lokale, kryhet nga Dr William Morton në Charleston, Massachusetts në SHBA.
30 Shtator 1939 – Ushtria franceze zmbrapset nga pushtimi që nisi ndaj Gjermanisë. Sulmi i koduar si “Operacioni Saar”, arriti të depërtojë vetëm 8 km në kufirin gjerman.
30 Shtator 1954 – Vendet anëtare të NATO-s, bien dakord për armatosjen dhe pranimin në aleancë të Gjermaninë Perëndimore.
30 Shtator 1960 – Pesëmbëdhjetë vende afrikane pranohen në Kombet e Bashkuara.
30 Shtator 1965 – Lëvizja “30 Shtatorit”, u përpoq pa sukses të kryejë një grusht shteti kundër qeverisë në Indonezi. Ky akt shkaktoi një valë spastrimesh të elementëve të dyshuar si komunistë, e cila shkaktoi mbi 500 mijë viktima.