Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 shkurt, shkruan Kosova Post.
4 Shkurti është dita e 35-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 330 ditë.
4 shkurt 1871 – Sheh Shamili, hero kombëtar, prijës fetar dhe politik i kaukazianëve liridashës, ndërroi jetë në Arabinë Saudite, ku kishte shkuar për të kryer haxhillëkun. I shquar për trimëri të jashtëzakonshme, Sheh Shamili u bë që në moshë të re lider i luftës për liri të popujve kaukazianë kundër Perandorisë Ruse në shekullin XIX.
4 shkurt 1923 – Bisedimet për Traktatin e Paqes së Lozanës, të cilat kishin nisur më 20 nëntor 1922, u ndërprenë për shkak të divergjencave mbi borxhet e Shtetit Osman, kapitullimet, pakicat, administrim-menaxhimin ngushticave detare të Stambollit dhe Çanakalasë, kufirin turko-grek dhe Mosulin. Delegacioni turk nën drejtimin e Ismet Inonusë vendosi që të kthehet në Ankara. Faza e dytë e konferencës u bë e mundur të fillojë më datë 23 prill.
4 shkurt 1945 – Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Roosevelt), Bashkimit Sovjetik (Stalin) dhe Mbretërisë së Bashkuar (Churchill) u takuan në Konferencën e Jaltës për të diskutuar rendin e ri botëror pas Luftës II Botërore. Në fund të Konferencës së Jaltës u vendos që shtetet, të cilat do t’i shpallnin luftë Gjermanisë dhe Japonisë deri më datë 1 mars, mund të bëheshin anëtare themeluese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
4 shkurt 2018 – Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi vizitën e parë zyrtare në nivelin e kryetarit shtetit nga Turqia në Vatikan, plot 59 vite pas asaj të Presidentit Celal Bayar në vitin 1959.
1789 – George Washington zgjidhet unanimisht si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga Kolegji Zgjedhor.
1794 – Legjislatura franceze heq skllavërisë në të gjitha territoret e Republikës së Francës . Skllavëria do të rivendosej në kolonitë franceze të Indive perëndimore në vitin1802.
1859 – Zbulohet Kodeksi i Sinait. Quhet ndryshe edhe “Bibla e Sinait”, një prej katër kodikëve më të mëdhenj; kopje e lashtë, e shkruar me dorë në shekullin IV. Kodeksi i Sinait mendohet të jetë një nga tekstet më të sakta dhe më i hershmi i Dhiatës së Re në greqisht, së bashku Codex Vaticanus. Deri në zbulimin e tekstit të Sinait, Kodeksi i Vatikanit ishte i pakrahasueshëm.
1944 – Luftë Botërore, Hakmarrje apo Luftë Civile (kjo ende debatohet mes historianëve shqiptarë) – Forca policore të qeverisë quislinge (Xhafer Deva, minister i Brendshëm) të udhëhequra nga kapiteni i Gestapos, Lange, vërshojnë rrugicave të Tiranës dhe masakrojnë 86 vetë të cilët u nxorrën zvarrë nga banesat, u vranë, u prenë para dyerve, në sy të të afërmve të tyre.
1943 – LDB: Përfundoi Beteja e Stalingradit.
1945 – Lufta e Dytë Botërore: Konferenca e Jaltës mes Tre të Mëdhenjve; Churchill, Roosevelt, Stalin, hapet në Pallatin Livadia në Krime në Ukrainën jugore. Ky pallat kishte qenë vend-pushim veror i Carit të fundit të Rusisë, Nikolla II dhe familjes së tij. Gjatë ditëve të punimeve të konferencës, RooseveltI dhe anëtarë të tjerë të delegacionit amerikan qëndruan në apartamentet e këtij pallati. Sot Livadia është shtëpi muze, por përdoret ndonjëherë nga autoritetet ukrainase për takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Shumica e vendimeve të rëndësishme të Konferences së Jaltës mbetën sekret deri më 1947. Pjesëmarrësit në Jaltë konfirmuan politikën e miratuar në Kassablanka për të kërkuar dorëzimin pa kushte të Gjermanisë: ndarjen saj në katër zona okupimi (amerikane, britanike, franceze, dhe sovjetike); hapjen e gjyqeve për krime lufte; dhe shqyrtimin e çështjes së dëmshpërblimeve. Shpërthimi i mëvonshëm i luftës së ftohtë dhe sukseset e shtrirjes sovjetike në Evropën Lindore çuan në spekullime dhe kritika ndaj Shteteteve të Bashkuara dhe Britanisë se në Konferencën Jaltës, Ruzvelti dhe Çurçilli kishin rënë dakord për ndarjen e Evropës në Perëndimore e Lindore me këtë të fundit nën mbizotërimin komunist.
1946 – U themelua skuadra e futbollit KF Partizani pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.
2003 – Republika Federative e Jugosllavisë ri-emërohet Unioni Serbi – Mali i Zi dhe miraton një kushtetutë të re. Këto dy republika ishin ato që mbetën nga Jugosllavia pas shpërbërjes së saj në vitin 1991, dhe në vitin 1992 së bashku themeluan një federatë (RFJ). Këtij Bashkimit efektivisht i erdhi fundi pas shpalljes zyrtarisht të pavarësisë së Malit të Zi më 3 qershor 2006, dhe deklarimit formal të Serbisë si e pavarur më 5 qershor. Pas shpërbërjes, Serbia u bë pasuesja ligjore e Bashkimit, ndërsa Mali i Zi ri- aplikoi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
2004 – Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë. Në vitin 2012, Facebook u vlerësia si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në janar 2014, shefja e veprimtarive në facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.
Lindje
1505 – Mikołaj Rej, shkrimtar polak († 1569)1900 – Lindi Jacques Prevert, poet francez
1902 – Charles Lindbergh, pilot amerikan († 1974)
1915 – Norman Wisdom, komedian, këngëtar dhe aktor, regjisor e skenarist anglez
1969 – Ilir Bajri, kompozitor shqiptar
Vdekje
211 – Septimius Severus, perandor së Romës
1694 – Natalia Kirillovna Naryshkina, mbretëreshë ruse
1928 – Hendrik Antoon Lorentz,fizicient holandez
1941 – Ivo Kozarçanin, letrar kroat
Festa dhe përvjetore
Sri Lanka – Dita i Pavarësise
Dita botërore kundër kancerit