Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 shkurt, shkruan Kosova Post.
7 shkurt 1962 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërprenë të gjitha importet dhe eksportet me Kubën. Ndërsa një ditë më vonë shtetasve amerikanë iu ndalua të krijojnë çdo lidhje të çfarëdoshme turistike, financiare dhe tregtare me Kubën.
7 shkurt 1964 – “The Beatles”, një prej grupeve britanike më të famshme dhe më të suksesshme të muzikës rok, shkoi në Nju-Jork për turneun e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoteli ku ishin akomoduar anëtarët e grupit, u rrethua me barrikada nga policia për shkak të interesit të lartë të simpatizantëve të tyre. Muzikantët nuk dolën dot nga dhomat e tyre për dy ditë radhazi.
7 shkurt 2007 – Qeveritë e Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë nënshkruar në Tbilis marrëveshjen për implementimin e projektit të linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars. Ajo hyri në shërbim zyrtarisht më datë 30 tetor 2017.
1898 – Émile Zola u nxorr në gjyq për veprën e tijë J’Accuse.
1914 – Filmi i parë i aktorit anglez Charlie Chaplin (ku luan si “The Tramp”), Kid Auto Races at Venice u paraqit në Keystone Studios.
1979 – Plutoni hyri në orbitën e Neptunit, për herë të parë që nga koha që këto dy planete njihen në shkencë.
1992 – U nënshkrua Marrëveshja e Mastrihtit e cila çoi në krijimin e Bashkimit Evropian.
Lindje
1478 – Thomas Morus, filozof, shkrimtar dhe politikan anglez († 1535)
1812 – Charles Dickens, shkrimtar anglez († 1870)
1834 – Dmitri Mendeleev, kimist rus († 1907)
1901 – A. den Doolaard, shkrimtari hollandez († 1994)
1953 – Hasija Borić,aktore dhe regjisore boshnjake
Vdekje
2006 – Ibrahim Kodra, piktor (l. 1918)