Kali zëvendësohet nga demi, gara e çuditshme shumë vjeçare në Indonezi

Kali zëvendësohet nga demi, gara e çuditshme shumë vjeçare në Indonezi

Në botën perëndimore, njihen garat me kuaj, por në Sumatra të Indonezisë, këto kafshë fisnike janë zëvendësuar me dema.

Konkurrimi me ta në një fushë të mbuluar nga balta është goxha serioz për banorët e këtij ishulli, të cilët e njohin sprovën e çuditshme si Pacu Jawi.

Andri Majoni do të kishte pasur sukses të madh ne sportet profesionale, por 42 vjeçari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gara me dema, pavarësisht se ne vite, pjesëmarrja atje i ka sjelle mavijosje pafund.

“Kam 25 vjet qe merrem me këtë lloj sporti, dhe me pëlqen shumë. Nuk e braktisi dot, pavarësisht vështirësive qe ka”, shprehet Andri Majoni, konkurrent.

Garat shekullore, dikur mbaheshin për të shënuar fundin e sezonit të mbledhjes së orizit, por tani janë thjesht për argëtim, me qindra vetë që mblidhen për të parë konkurrentet sypatrembur.

“Më pëlqen shumë ta shoh Pacu Jawi dhe garat e tij, sepse është diçka që ndodh vetëm këtu, nuk do ta shihni në asnjë vend tjetër”, thotë Anis Marsela, spektatore.

Edhe pse gara të ngjashme me kafshë zhvillohen edhe në pjesë të tjera të arkipelagut, banorët e Sumatrës perëndimore këmbëngulin se varianti i tyre është krejtësisht unik dhe krenohen me këtë.t.chanel.