Të gjithë deputetët kanë votuar pro mocionit të propozuar nga AAK-ja për ndryshimin e pikës së 16-të.
Mocioni i AAK-së për futjen e kësaj pike në krye të rendit të ditës së seancës së sotme u propozua nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Nderkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër heqjes së vizave sesa që jemi sot.