Rastet e vjedhjes në vendin tonë kur persona të panjohur hynë në shtëpi të huaja pa paralajmërim nuk janë edhe të pakta, raporton KosovaPost.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në fshatin Hogosht në komunën e Kamenicës.
Sipas informatave të para nga Policia, konfirmohet se një person i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe aty ka arritur të marrë portofolin e gruas e cila edhe e ka lajmëruar rastin.
Me të marrë çantën i dyshuari teksa ka dalur jashtë e ka sulmuar gruan fizikisht dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të shkojë në hetime./KosovaPost/