Rastet kur personat lëndohen në vendin e tyre të punës nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 09:07 në rrugën “Nëna Terezë” në komunën e Kamenicës, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se një punëtor i një firme private, gjatë punimeve të dheut është bllokuar.
Viktima është nxjerrë nga dheu me ndihmën e zjarrfikësve dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet, ndërsa rasti është iniciuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./KosovaPost/