Një aksident trafiku ka ndodhur në një autostradën në Bavari, derisa një kamion ka goditur automjetet e ushtrisë amerikane, transmeton Kosova Post.
Si pasojë e goditjes nga kamioni, disa autiomjete ushtarake kanë marrë flakë.
Njoftohet se si pasojë e shpërthimit të flakëve në disa automjete, kanë mbetur të lënduar disa pjestarë të ushtrisë amerikane, njofton policia, shkruan sputnik. Tutje, thuhet se disa automjete të ushtrisë kanë marrë flakë pas goditjes nga kamioni, ndërsa lëndime kanë marrë tetë pjesëtarë të ushtrisë amerikane të cilët janë dërguar në spital për trajtim./K.Post/