Në Kanada më shumë raste janë regjistruar në 40 ditët e para me variantin Omicron, më shumë sesa në vitin e parë të pandemisë, përcjell KosovaPost.
Varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Kanada më 29 nëntor 2021, vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Nga data 15 shkurt 2020 deri më 31 dhjetor 2020, që konsiderohet fillimi i pandemisë së COVID-19, janë regjistruar 581.395 raste.
Nga ana tjetër, numri i rasteve me COVID-19, i cili më 3 janar 2022 ishte 2.268.241 në të gjithë Kanadanë, arriti në 2.595.280 me një rritje prej 327.039 në periudhën njëjavore deri më 10 janar 2022. Numri i rasteve, i cili ishte 34 mijë në ditë në javën e fundit, shkoi në 46.719.
Në Kanada, numri i personave që humbën jetën për shkak të COVID-19 nga data 3-10 janar 2022 u rrit me 479, duke shkuar nga 30.384 në 30.863