Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kandidati për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ejup Maqedonci ka vizituar familjen e dëshmorit Abedin Bujupi, shkruan KosovaPost.
“Të lirë jemi sepse Abedini dhe shumë shokë tjerë të UÇK-së morën mbi supet e tyre të ardhmen e këtij vendi” ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Në fshatin Orllat të Drenasit vizituam familjen e dëshmorit, Abedin Bujupi ku u pritëm nga Haradini dhe nëna Hanumshahe, e cila edhe pse në moshë të shtyer ende mbahet e fortë, krenaria që ka për të birin nuk e lejon që ajo të dobësohet.
Bashkë me Egzonën, Enverin dhe Shqipen shprehëm mirënjohjen dhe falënderimin tonë të thellë për gjithë sakrificën që kanë bërë kjo familje emblematike e Drenicës.
Nga vijat e frontit tek furnizimi me armatim, nga Drenica në Shqipëri, dhe sërish në Drenicë, përveçse armatoste UÇK-në, Abedini përqonte edhe mesazhin e qartë që kjo tokë është një dhe nuk do të lejojmë të mbetet e okupuar dhe e ndarë nga okupatori.
Të lirë jemi sepse Abedini dhe shumë shokë tjerë të UÇK-së morën mbi supet e tyre të ardhmen e këtij vendi.
Ju jemi mirënjohës përjetë, vepra juaj heroike do të jetojë ndër breza.