Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kandidati për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ejup Maqedonci ka vizituar familjen e dëshmorit Albesian Mataj, shkruan KosovaPost.
“Më 28 shkurt, gjatë kryerjes së një detyre në vëzhgim të aksit të magjistrales Gjakovë-Deçan, bie në pritën e kurthuar nga forcat çetnike serbe, kur edhe përjetësohet në altarin e lirisë. Dhe ashtu siç ka ndodhur me shumë të vrarë, trupin e Albesianit të rënë kishte arritur ta marrë policia serbe, por në saje të identifikimit që bëri Dr. Faton Hoxha, nëpërmes misionarëve të OSBE-së, familja e Albesianit kishte arritur ta marrë trupin e tij, të cilin e kishte përcjell në amshim më 3 mars të vitit 1999, në “Varrezat e Qytetit” të Gjakovës”, ka shkruar ai ne Facebook.
Postimi i plotë:
Rruga e lirisë është shtruar me gjakun e dëshmorëve që në lule të rinisë dhanë jetën për atdheun. Në mesin e trimave të këtij vendi është dhe dëshmori Albesian Mataj, i cili qysh si fëmijë kishte shpirt luftarak, e si i ri mori pjesë në demonstratat e Gjakovës, ndërsa me fillimin e luftës u rreshtua pa hezituar në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit, ku mori pjesë në betejën e Junikut e më pas në Gllogjan, ku dhe u shqua për vendosmëri e heroizëm.
Më 28 shkurt, gjatë kryerjes së një detyre në vëzhgim të aksit të magjistrales Gjakovë-Deçan, bie në pritën e kurthuar nga forcat çetnike serbe, kur edhe përjetësohet në altarin e lirisë. Dhe ashtu siç ka ndodhur me shumë të vrarë, trupin e Albesianit të rënë kishte arritur ta marrë policia serbe, por në saje të identifikimit që bëri Dr. Faton Hoxha, nëpërmes misionarëve të OSBE-së, familja e Albesianit kishte arritur ta marrë trupin e tij, të cilin e kishte përcjell në amshim më 3 mars të vitit 1999, në “Varrezat e Qytetit” të Gjakovës.
Familja e Albesianit që sot e viztuam ruan me krenari kujtimin për të ashtu siç dhe mbarë kombi me përulësi do ta kujtoj.
Lavdi!