Policia bën të ditur se ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur njëri- tjetrin. Në mesin e tyre është përfshirë edhe një grua.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 17.06.2024 – 17:30. Pesë persona (katër meshkuj dhe një femër) kosovarë janë arrestuar për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje kanë kanosur njëri-tjetrin. Personat e dyshuar pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.