Kaos në Bukuresht, 440 të plagosur

Kaos në Bukuresht, 440 të plagosur

Autoritetet rumune kanë bërë të ditur se 440 persona janë lënduar, në mesin e të cilëve 24 pjesëtarë të Policisë, në konfliktin mes demonstruesve dhe Policisë.

Përleshjet kanë filluar në Bukuresht gjatë protestave të dhjetëra- mijëra rumunëve që jetojnë jashtë vendit, e të cilët nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë.

Shërbimi për situata të jashtëzakonshme bën të ditur se 65 persona prej tyre 9 policë janë dërguar në spital.

Përleshjet kanë filluar mbrëmë kur disa dhjetëra mijëra protestues kanë tentuar ta çajnë kordonin e Policisë që ishte vendosur rreth objekteve qeveritare.

Shumë persona janë arrestuar, ndërsa gjatë natës në disa raste është përdorur edhe topi i ujit.

Siç bëjnë të ditur shërbimet shëndetësore në Bukuresht në mesin e të lënduarve ka demonstrues dhe policë të cilët kanë marr lëndime në kokë derisa disa tjerë janë lënduar nga gazi lotsjellës.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ,ka dënuar “intervenimin brutal të Policisë”, të cilën e ka quajtur jo proporcionale me protestuesit.

Rumunët që jetojnë jashtë vendit të premten kanë filluar protestën kundër Qeverisë së majtë në Bukuresht duke kërkuar dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme ,shkruan asociatedpress.Rreth tre milionë rumunë jetojnë jashtë vendin dhe tregojnë se janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të korrupsionit, pagave të vogla dhe mundësive të pakta për të jetuar.

You may also like

Harrojini motrat Vjollca, mbesa e tyre ju lë ‘pa mend’

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca janë