45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit, pas kontrollit të një kamioni “Scania”, kanë njoftuar mediat në Shqipëri.
Kamioni, i cili kishte për destinacion shtetin italian ishte i ngarkuar me krom. Pas kontrollit të imtësishëm në kabinën e kamionit u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike.
Deri më tash raportohet për dy të arrestuar, njëri prej tyre pronar i mjetit transportues./Observeri/