Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontroll në tri barnatore në Prishtinë.
Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.
Malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtjeje,thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu Dogana fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.